Rama: Do te rimbursojme TVSH-ne

15/05/2009 15:25

Kreu socialist, Edi Rama, ne nje takim me investitoret e huaj ka premtuar se qeveria e re e majte qe do te dale pas zgjedhjeve te 28 qershorit do te aplikoje masa konkrete qe do te ndihmojne biznesin.

Duke iu referuar programit qeverises te Partise Socialiste, ne nje takim me shoqaten e investitoreve te huaj, Edi Rama, beri propozimet e tij.

“Nje nga pikat qe e kemi te theksuar ne programin tone eshte pikerisht rimbursimi i TVSH-se, te ciles do t’i shtojme edhe iniciativat fiskale ne lidhje me importin e makinerive te reja si dhe investimet. Ajo qe duam te trajtojme ne ne mandatin tone te pare eshte krijimi i Kodit te Tokes. Nje kadaster multifunksionale e cila mungon plotesisht ne Shqiperi, por qe eshte nje motor i rendesishem per t’i dhene nje kuptim dhe drejtim investimeve te reja dhe ekonomise ne pergjithesi. Kodi i Tokes nga njera ane dhe nje kadaster multifunksionale nga ana tjeter, se bashku do te bejne te mundur nje ndryshim te dukshem ne drejtim te administrimit te tokes”, u shpreh Rama.

Kreu socialist, siguroi investituesit e huaj jo vetem per qellimet e socialisteve per te bashkepunuar me ta, por edhe per nje strategji zhvillimi te infrastruktures. Sipas zotit Rama, ne plan integrues per transformimin e tere rrjetit rrugor, do t’i lejonte prodhimeve rurale te lidhen me tregun, ne nje rrjet normal mbledhjeje dhe shperndarje.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta