Kuvendi mblidhet sot ne seance jashte radhe

15/05/2009 08:30

Zhvillimet me te fundit politike e kane detyruar kryetaren e kuvendit te njoftoje mbledhjen urgjente dhe jashte radhe te seances parlamentare. Kjo, megjithese kuvendi i kishte mbyllur punimet e tij ne seancen e dates 11 maj.

Shkak per kete seance eshte bere vendimi i marre nga PBDNJ-ja, e cila ka braktisur koalicionin e djathte per t’iu bashkuar ne zgjedhjet e 28 qershorit koalicionit te majte, te drejtuar nga PS-ja. Ministri i PBDNJ-se, Anastas Duro, vetem disa ore me pas ka depozituar ne Kryeministri doreheqjen e tij, e cila eshte pranuar nga kreu i ekzekutivit, duke e zevendesuar ministrin e PBDNJ-se me Viktor Gumin, qe ka mbajtur postin e zevendesministrit te Drejtesise.

Per te zyrtarizuar Viktor Gumin si minister te ri te Punes pas dekretimit te Presidentit, duhet edhe “bekimi” i Kuvendit, ndaj sot, ne oren 18:00, deputetet do te mblidhen per te votuar dekretin e shkarkimit te ministrit Duro dhe te emerimit te ministrit Gumi. Burime prane Kuvendit bejne te ditur se kjo seance do te shfrytezohet edhe per miratimin e disa nismave te tjera te mbetura pezull. Pas njoftimit te marre qe sot do te kete seance parlamentare dhe kjo pritet te jete e fundit, Komisioni Hetimor per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duhet te paraqese ne menyre urgjente raportin per ta votuar ne seance.

Opozita pritet te mos jete pjese e kesaj seance parlamentare. Ky bojkot i opozites do te zvarrise deri ne Kuvendin e ri disa projektligje te rendesishme, te cilat mazhoranca nuk mund t’i miratoje e vetme, sepse per kalimin e tyre duhen 84 vota dhe Partia Demokratike, se bashku me aleatet e saj, ka vetem 74 deputete.

Top Channel