
Ekspertet parlajmerojne se masat e marra nga qeverite boterore per te luftuar krizen e perbotshme financiare, mund te prodhojne nje tjeter krize, ate inflacionit.
Brian Griffiths, nenkryetar i Goldman Sachs International dhe anetar i Dhomes se Lordeve ne Angli, gjate nje leksioni te mbajtur ne nje nga universitetet private te Tiranes tha se rreziku qe bota te perballet me rritje masive te cmimeve, tashme eshte evident
“Megjithe keto stimuj fiskale dhe monetare ka rrezik te hyjme ne krizen e rritjes se cmimeve. Banka e Shqiperise duhet te ngreje normat e interesit, po kjo do te sillte konflikt se do te akuzohej se nuk lufton recensionin”, u shpreh Griffiths.
Louis Greig, drejtor menaxhimi ne banken JP Morgan, thote se rritja e cmimeve mund te jete dyshifrore.
Shqiperia eshte nje vend importues neto, me nje deficit tregtar qe vitin e kaluar arriti ne 327 miliarde leke.
Ndaj dhe ecuria e cmimeve ne vend eshte e varur ne nje mase te mire nga ajo ne tregjet nderkombetare, cka u provua edhe gjate krizes se cmimeve ne veren e vitit te kaluar.
Top Channel