
Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar me 32 vjet burg kater te pandehurit e akuzuar per “trafik te municioneve”.
Gjyqtarja Flora Hajderinaj ka dhene nga 8 vjet burg per dy vellezerit Blerim dhe Flamur Mehaj, per te pandehurin Bajram Celepia gjykata dha denimin e saj me 9 vjet burg, ndersa per anetarin tjeter te grupit, Ismail Gjoreta, u dha denimi me 7 vjet burg. Kater te pandehurit jane vene ne pranga me 23 janar te vitit te kaluar, ne saje te operacionit te koduar “Parashuta”, ne zonen e Bushatit ne Shkoder, prane kompleksit “Argenti”.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka rezultuar se te pandehurit kane tentuar te trafikonin nje sasi te konsiderueshme municionesh. Dy seanca me pare prokuroria ka kerkuar denimin e kater te pandehurve me 44 vjet burg.
Ndersa gjate pretendimeve te tyre perfundimtare, Blerim Mehaj ka marre persiper autoresine e krimit, duke perjashtuar te pandehurit e tjere. Ai ka treguar se te pandehurit e tjere nuk kishin dijeni per municionet.
Top Channel