
Dalja nga kolaicioni qeveritar i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe bashkimi me koalicionin opozitar ndryshon serish qeverine e kryeministrit Sali Berisha, vetem 45 dite perpara zgjedhjeve.
Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro i ka dhene doreheqjen e parevokueshme kryeministrit Berisha, duke shpejguar se ky akt eshte nje qendrim qe behet ne emer te moralit politik.
Pas kesaj levizjeje te pritshme te PBDNJ-se, kryeministri Berisha i ka derguar presidentit Bamir Topi propozimin per te emeruar Viktor Gumin ne postin e ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale.
Zoti Gumi kryen aktualisht detyren e zevendesministrit te Drejtesise dhe ne gjykimin e kryeministrit Berisha eshte nje nga juristet me te pergatitur ne vend.
“Zoti Gumi eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Tiranes, ku eshte dhe pedagog, si dhe eshte lektor ne shkollen e magjistratures”, ka deklaruar zedhenesja e kryeministrit, Luela Mecani.
Largimi i ministrit te PBDNJ-se dhe ministri i ri i PD, Viktor Gumi jane dekretuar pa vonese nga presidenti, i cili i ka hapur rruge Parlamentit qe te mblidhet te premten pasdite per te votuar zotin Gumi.
Ky pritet te jete edhe vendimi i fundit i kesaj legjislature, e cila i jep fund edhe sistemit te vjeter te zgjedhjes se deputeteve.
Legjislatura e re pas zgjedhjeve te 28 qershorit do te zgjidhet sipas sistemit te ri elektoral. Dilema e vetme mbetet nese menyra e re do te sjelle ne Parlament edhe fytyra te reja!!!
Top Channel