
Braktisja e koalicionit qeverises nga Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe afrimi i saj me koalicionin e majte te drejtuar nga socialistet e Edi Rames, duket se ka shkaktuar edhe carje brenda kesaj force politike dhe perbereses se saj kryesore, organizates “Omonia” te minoritetit etnik grek te Shqiperise.
Nje nga drejtuesit e kesaj organizate dhe njekohesisht prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera doli hapur kunder vendimit te PBDNJ-se per t’u afruar me te majten.
Kryetare komunash, kryepleq fshatrash si dhe disa anetare te kryesise se PBDNJ-se e “Omonia”-s per Gjirokastren, per me shume se dy ore ne Dervician, diskutuan per qendrimin qe duhet te mbajne ne lidhje me kete levizje.
Spiro Ksera deklaroi se ka marre mbeshtetjen e pjesemarresve per te mos pranuar kandidimin nga PBDNJ, pas kalimit te saj ne koalicionin e PS-se.
Prefekti i Gjirokastres i tha Top Channel pas ketij takimi se ky eshte nje vendim historik qe respekton vendimin e “Omonia”-s.
“Nuk do te jem kandidat i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, por kjo nuk do te thote se nuk do jem kandidat i nje force tjeter politike”, tha ai.
I pyetur se per cilen parti do te kandidoje, ai tha se kete do ta vendosin mbeshtetesit e mi.
Ndryshe nga prefekti i Gjirokastres Spiro Ksera, ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Anastas Duro dha doreheqjen pasi forca qe ai perfaqesonte u largua nga koalicioni me PD-ne me te cilen bashkeqeverisen per 4 vjet.
Top Channel