Sylvinho nuk fshihet: Botërori me Shqipërinë një mision. Shpresojmë që mos të na bjerë për pjesë Italia
Barcelona hedh nje hap konkret ne garen per te marre sulmuesin suedez te Interit, Zlatan Ibrahimovic.
Per momentin dy klubet nuk kane nisur asnje bisedim, por agjenti i lojtarit Mimo Raiola ka udhetuar ne Katalonje disa here per te vendosur kontaktet. Mesohet se Barcelona eshte e gatshme te paguaje plot 70 milione euro ne arken zikalter dhe te leshoje sulmuesin Eto’o per ne Milano.
Nga ana tjeter, nje pengese e madhe eshte edhe paga e sulmuesit, i cili merr plot 12 milione euro cdo sezon ne Milano dhe Barca nuk jep me shume se 8 milione, qe eshte paga e yllit argjentinas Lionel Messi. Por ne kete aspekt mund te behet nje leshim nga sulmuesi sepse kur flitet per Barcelonen cdokush mund te sakrifikoje.
Keto jane vetem zera, por e verteta eshte qe historia e Ibra-s me Interin mund te perfundoje kete sezon, duke pare mosmarreveshjet qe ai ka me tifozet dhe shoqerine zikalter.
Top Channel