
Nje anije e rojes bregdetare eshte perpalsur me murin rrethues te Durresit te vjeter dhe ka mbetur e bllokuar nje milje nga bregu i detit, ne afersi te plazhit te Currilave.
Anija ishte nisur heret ne mengjes nga reparti ushtarak i Bisht Palles drejt Durresit, per te riparuar feneret orientues ne afersi te portit te qytetit bregdetar.
Pas kthimit ne baze, per shkaqe ende qe nuk behen te ditura, anija eshte perplasur me muret nenujore dhe ka humbur drejtimin e saj duke mbetur e bllokuar ne afersi te bregut.
Per fat te mire nuk ka patur asnje te demtuar nga ekuipazhi i anijes. Ne ndihme te saj ka shkuar nje tjeter anije e bazes ushtarake te marines, e cila do te kryeje transportimin e saj drejt bazes ushtarake.
Top Channel