Dule: Ja pse zgjodhem koalicionin e majte

14/05/2009 21:20

Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka sqaruar motivet perse partia e tij vendosi te radhitet perkrah koalicionit te majte ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

I ftuar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Dule ka deklaruar se behet fjale per nje vendim teper te veshtire te marre pas shume diskutimeve me PD dhe PS.

“Nuk ishte nje vendim i lehte, si nga ana konceptuale por edhe ajo proceduriale. PBDNJ nuk ka pasur deri me sot bashkepunim paraelektoral me forcat politike. Eshte hera e pare qe merret nje vendim i tille dhe per kete ishte i veshtire”, ka deklaruar Dule.

Dule ka theksuar se pas bisedimeve qe ka zhvilluar me perfaqesuesit e PD dhe PS ka gjetur gjuhen e perbashket me kete te fundit per arritjen e objektivave te Shqiperise, vecanerisht per te sjelle nje politike te re dhe per te realizuar integrimin ne BE.

“Pati nje debat te nxehte brenda PBDNJ dhe partnereve te saj dhe u arrit perfundimi se duhet lene menjane kandidimi me vete pasi kemi nje sistem qe masakron partite e vogla. Per pasoje duhej arritur nje bashkepunim. Ne ezauruam nje cikel te plote negociatash me PD dhe nuk gjetem terrenin e perbashket per te vazhduar. Nga ana tjeter, pavaresisht se pati nje mendim se nuk duhej negociuar me PS, ne me kete parti gjetem gjuhen dhe objektivat e perbashketa, si dhe deshiren per te sjelle nje freski ne politiken shqiptare, per te arritur ato arritje qe s’arritem dot ne kete 4 vjecar”, ka pohuar Dule.

Me tej kreu i PBDNJ ka dhene edhe argumentat perse partia e tij vendosi te ndahej nga mazhoranca e djathte, duke theksuar se PD nuk ka marre ne konsiderate kerkesat e PBDNJ dhe madje i ka bere edhe shantazhe asaj.

“Nga PD, pavaresisht bashkepunimit korrekt me doktor Berishen, PBDNJ nuk ka marre konsideraten e duhur. Treguesit e pare u shfaqen ne vere te 2008-es. Kryeministri kishte planifikuar dhe ishte duke realizuar planin e erozionit brenda PBDNJ-se. Kerkesa e partise sone qe ne reformatimin e kabinetit te beheshin ndryshime edhe me perfaqesuesit e PBDNJ, nuk u morr parasysh. Pastaj ka pasur shantazhe ne format me te ndryshme nga strukturat e PD, per perpilimin e listave te anetareve te PBDNJ. PD kerkonte nje marredhenie vasaliteti me PBDNJ, gje qe na ka fyer”, ka theksuar Dule.

Ai ka shtuar me tej se nuk ka ndermend te jape doreheqjen nese koalicioni i majte nuk fiton zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA