Dule: Berisha, skenar per percarjen e PBDNJ

14/05/2009 22:25

Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha per krijimin e nje skenari per percarjen e PBDNJ-se.

Anetaret e kesaj partie, Spiro Ksera dhe Kosta Barka kane dale kunder vendimit te PBDNJ-se per nje koalicion me opoziten duke kerkuar nga PD-ja qe te jene pjese e kesaj partie ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Zbuluam me gjithe madheshtin e vete, skenarin e zotit Berisha per inskenarizimin e PBDNJ-se”, eshte shprehur Dule ne “Top Story”.

“Ka dy momente qe me vjen shume keq, pasi behet fjale per dy bashkepunetoret e mi qe u jane dhene pozicione kyce dhe vjen nje moment kur depersonalizohen ne menyre te tille”, eshte shprehur Dule.

Ai ka theksuar se pro koalicionit me opoziten ka qene edhe “Omonia”, duke e konsideruar kete zgjedhje si “zgjidhjen me realiste”.

Sipas Dules, dalja e PBDNJ-se e vetme ne zgjedhje do te thoshte fundi i kesaj partie.

Ai ka theksuar se ceshtja e koalicioneve eshte folur edhe gjate vizites se kryeministrit grek Kostas Karamanlis, i cili, sipas Dules, i ka dhene doren e lire PBDNJ-se te zgjedhe vete bashkepunimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA