Bllokimi i gazetes, opozita akuzon kryeministrin

14/05/2009 15:25

Sipas “Gazetes Shqiptare”, qe i kushtoi te enjten faqen e saj te pare, biznesmeni shqiptar Rrahman Selmanllari, ka qene ne Shqiperi perfaqesues ligjor i “Southern Ammunition Company”, shkurt SAC. (UPDATE)

Gazeta publikon nje dokument, qe sipas saj eshte faksimilje e prokures. SAC-u eshte firma amerikane qe fitoi kontraten per demontimin e armeve ne Gerdec. Po kjo firme e huaj, pra SAC-u, krijoi nje firme shqiptare me emrin “Albademil”, qe administrohej nga Mihal Delijorgji.

Pra interesat e SAC-u ne Shqiperi mendohet se mbroheshin nga dy persona: nenkontraktori Mihal Delijorgji dhe i dyshuari si perfaqesues ligjor Rrahman Selmanllari.

Por ceshtja eshte se vete biznesmeni Selmanllari, i pyetur nga Prokuroria, ka mohuar cdo lidhje pune apo personale me SAC-un apo perfaqesues te saj. Ka mohuar te kete ndertuar punishten e Gerdecit, ka mohuar njohjet e ngushta me Delijorgjin, apo Ylli Pinarin, drejtorin e kompanise shteterore te armeve.

Sipas Gazetes, Selmanllari ka pohuar ne Prokurori se te dy personat qe sot akuzohen ne ceshtjen e Gerdecit, vetem sa i ka kryqezuar ne lokalin e tij ne Tirane apo ne kazino. E vetmje gje, qe sipas Gazetes, biznesmeni Selmanllari ka pranuar ne Prokurori, ka qene njohja e ngushte 10-vjecare me djalin e Kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha.

Ne rast se do ta gjykoje te arsyeshme, Prokuroria do te vazhdoje te hetoje per implikimin e dyshuar te biznesmenit Selmanllari dhe njohjet e tij me kedo. Por te enjten ne mengjes, “Gazeta Shqiptare” ishte zhdukur nga tregu.

Dikush kishte blere tere kopjet e saj. Lideret e opozites, te mbledhur ne nje hotel ne kryeqytet, e cilesuan kete akt nje bllokim te medias se lire.

“Dita e sotme eshte gdhire me nje incident te qeverise se Shqiperise me shtypin e lire. Keto jane shenja te panikut te Berishes, i cili per te mbrojtur qeverine e interesave familjare, po shkel perdite e me shume ne derrase te kalbur”, u shpreh Rama.

Kreu i PSD-se, Gjinushi, akuzon Berishen se po bllokon median e pavarur.

Edhe sekretari politik i PDS-se, Artur Duckallari u shpreh se Berisha nuk do te mund t’i beje me balle “Bashkimit per Ndryshim”.

Para mesdites redaksia e “Gazetes Shqiptare” ribotoi me urgjence dhe hodhi ne treg ne Tirane, kopje te tjera te gazetes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta