Zgjedhjet, PBDNj ende pa vendim per pozicionimin

13/05/2009 09:00

Pas nje mbledhje te gjate dje ne mbremje, kryesia e Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut ka dale serish pa nje vendim per pozicionin qe do te kete ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas burimeve brenda kesaj force, PBDNj ka vendosur te mos rreshtohet me koalicionin qeveritar te drejtuar nga demokratet pjese e te cilit ka qene ne keto 4 vjet, duke patur drejtimin e Ministrise se Puneve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, por edhe nuk ka dale me nje vendim zyrtar per t’u rreshtuar ne krah te socialisteve.
 
Mesohet se Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut gjendet aktualisht perballe dy alternativave: nenshkrimit me Partine Socialiste dhe aleatet e saj dhe dalja ne zgjedhje si te pavarur.

Burimet konfirmojne se nje vendim perfundimtar do te merret paraditen e sotme kur PBDNj do te deklaroje zyrtarisht pozicionimin e saj.

Top Channel