Turku kunder Pangos

13/05/2009 01:45

I gjendur prej dy muajsh ne krye te Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, Ardian Turku ka shprehur rezerva per menyren si jane financuar projektet.

Ndersa ka riaktivizuar disa projekte te bllokuara, turku ka folur edhe per administraten e ministrise, pas largimit te Pangos.

“Pash qe kishte nje lloj traume te stafit qe nuk ishte normale”, eshte shprehur ministri.

Se bashku me stafin e tij ai ka mundur te rishikoje cilesine e projekteve te ofruara.

Ndryshe nga paraardhesi qe e refuzoi nje vit me pare deri ne deshtim, Turku i ka dhene mbeshtetje Festivalit te Teatrove ne Butrint.

Po keshtu edhe projektit per Teatrin Alternativ si dhe nje sere projektesh qe lidhen me emra te njohur te artit shqiptar si Vace Zela apo Lasgush Poradeci.

Gjithashtu jane financuar edhe Qendrat Kulturore ne Kavaje dhe Kruje, ndersa ka financuar edhe ngrohjen e teatrit “Skampa” ne Elbasan, me nje fond prej 85 milione lekesh.

Top Channel