
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaron se duhet te rishihet organizimi i pushteti gjyqesor, ndersa eshte i nevojshem reduktimi i disa gjykatave.
Duke folur ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, kreu i shtetit po ashtu kerkoi stimulimin e ligjit per Gjykaten Administrative, ndersa kerkoi ngritjen sa me pare te saj, duke qene se kane kaluar te gjitha afatet.
“Une si president dhe kryetar i KLD-se inkurajoj qe ligji per krijimin e Gjykates Administrative te stimulohet dhe te behet ne nje kohe sa me te shpejte, duke marre parasysh ezaurimin e te gjitha hallkave dhe konsultimeve”, u shpreh Topi.
Ne seancen e fundit parlamentare, kreu i qeverise Sali Berisha, kritikoi largimin e opozites nga salla, sidomos ne nje moment kur duhet te votohej ligji per Gjykaten Administrative.
Top Channel