
Liqeni artificial ne Tirane eshte ndotur nga nje frime ndertimi e cila ka derdhur ne ujerat e tij bojera dhe lende te tjera kimike, duke shkaktuar ngordhjen e gjallesave.
Pothuajse 70% e siperfaqes se liqenit eshte ngjyrosur duke e bere te dallueshme ndotjen.
“Kane hedhur hidromat me boje firmat, keshtu qe peshku ngordh”, deklaron nje peshkatar.
Specialiste te Drejtorise se Shendetit Publik kane kryer analizat dhe konfirmojne ndotjen e liqenit dhe shprehen se ngrodhja e gjallesave do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim.
“Behet fjale per nje substance kimike ne sasi jo te paketa, pasi uji eshte mjaft i ngjyrosur. E rendesishme eshte se nuk kemi ndotje bakteriale dhe qytetaret nuk jane ne rrezik”, thekson Gjergj Ndoja, drejtor i DSHP.
Ndersa Mehill Gecaj, drejtor i Autoritetit Shendetesor Rajonal thote se duhen marre masa te menjehershme.
Punetoret e ndermarrjes numer 1 ne Tirane po marrin masa per pastrimin e liqenit, nderkohe qe nenkryetari i bashkise Eduard Shalsi kerkon gjetjen e autorit.
“Ky pushtet qe s’ka asnje kontroll mbi territorin, por qe ka pergjegjesi qe keto kodra i ktheu ne pallate qe derdhin ujerat e zeza ne liqen. I kerkojme prokurorise te gjeje pergjegjesit e kesaj masakre”, pohon Shalsi.
Specialiste te higjenes rekomandojne qe qytetaret te mos lahen ne ujin e liqenit.
Top Channel