Mbytet ne liqen i mituri
13/05/2009 08:30
Shkon te lahet ne liqen, gjen vdekjen i mituri. Ledion Xhixha, 13 vjec, ka gjetur vdekjen ne liqenin e Tapizes.
Sipas policise se kryeqytetit, i mituri se bashku me disa shoke te tij kishte shkuar qe te lahej ne liqen. Por gjate kohes qe ata laheshin, Xhixha ka humbur nen uje. Shoket me te cilet ai kishte shkuar ne liqen kane bere te mundur qe ta nxirrnin ate nga thellesia dhe te njoftonin te afermit.
Keta te fundit, me nje makine e kane nisur urgjentisht ne drejtim te spitalit. Por duke pare gjendjen e rende te 13-vjecarit, ata jane ndaluar ne Qendren Shendetesore ne Kamze. Dhe pse i eshte dhene ndihma e pare, ai nuk ka mundur te mbijetoje.
Top Channel