
Kane nisur punimet per ndertimin e banesave sociale ne zonen e ish –Uzines se Autotraktoreve, ku 400 familje qe do te strehohen ne to, do te pagujne kredi te zbutur.
“Kjo eshte politika e re e strehimit dhe nese sot per Tiranen ne po sistemojme 400 familje, neser me qeverine kombetare dhe bashke me qytetaret ne do te bejme nje politike te re te strehimit social ne te gjithe Shqiperine”, u shpreh Rama.
Per keto familje do te ndertohen, nje cerdhe, kopesht, shkolle, si dhe hapesira kreative per femijet si dhe nje qender sociale duke krijuar keshtu lehtesira dhe infrastrukture te nevojshme per banoret qe prej vitesh jane te pastrehe.
4500 metra katrore do te jene ne dispozicion per ndertimin e bisneseve te vogla me qellim punesimin e familjeve te pastreha, si dhe atyre me probleme ekonomike.
Perzgjedhja e ketyre familjeve qe do te strehohen ne to do te perzgjidhen sipas disa kritereve te percaktuara me pare. Per ndertimin e banesave sociale jane vene ne dispozicion 12 milion euro nga te cilat 6.3 milion jane marre kredi nga banka e Keshillit te Evropes.
Top Channel