
Prezantohet si polic i krimeve dhe duke e mashtruar i merr 20 mije leke te reja.
Ngjarja ka ndodhur ne Tirane dy dite me pare, kur nje person ende i paidentifikuar nga policia e kryeqytetit ka ndaluar nje 58-vjecar dhe duke iu prezantuar si efektiv i policise kriminale i ka bere kontroll. Ai i ka kerkuar dokumentat dhe i ka thene se ishte i dyshuar per nje krim.
Sipas denoncimit te bere, i paidentifikuari i ka nxjerre nje dokument viktimes, ne te cilin thuhej se ishte oficer i policise kriminale. Por dokumenti ka qene i falsifikuar dhe personi nuk kishte postin me te cilin ishte prezantuar.
Me te marre ne dore portofolin e 58-vjecarit, personi i cili eshte ne kerkim ka marre shumen prej 20 mije lekesh dhe eshte zhdukur pa lene gjurme. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me kete rast, por nuk ka ende nje emer per kete mashtrim.
Top Channel