
Ritmi i te ardhurave ne buxhetin e ketij viti ka shenuar nje ulje te ndjeshme krahasuar me nje vit me pare, gati 10 here me pak se mesatarja e viteve te fundit.
Sipas te dhenave zyrtare nga Ministria e Financave, te ardhurat nga tatimet dhe doganat per kater muajt e pare te vitit ishin 65.5 miliarde leke ose 3.4 miliarde leke me te uleta se plani. Krahasuar me nje vit me pare te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane rritur vetem me 4.2 per qind.
Nese zbritet efekti i inflacionit 1.9 perqind atehere rritja reale e te ardhurave krahasuar me nje vit me pare eshte vetem 2.3 per qind, kur mesatarja e rritjes ne vitet e fundit eshte luhatur ne nivelet 15 deri ne 20 per qind.
Nje nga zerat me tkurrjen me te forte eshte TVSH-ja, qe eshte dhe taksa e cila sherben si tregues i ecurise ekonomike te vendit te cilat jane rritur vetem 0.7 per qind, niveli ky me i ulet historik.
Te dhenat tregojne se renie te forte ka edhe tatimi mbi fitimin, taksa qe tregon direkt normat e fitimit te bizneseve, per kater muajt e pare te vitit ka rene me rreth 9 per qind krahasuar me nje vit me pare.
I vetmi ze me rritje ne te ardhurat e buxhetiti te shtetit eshte tatimi mbi te ardhurat personale, qe takson pagat e qytetareve, niveli i te cilit eshte rritur me 32 per qind.
Top Channel