Rama, dy premtime per Vloren

12/05/2009 16:30

Ne turin e tij te prezantimit te programit qeverises se PS-se, kryetari i opozites nga Shkodra udhetoi drejt Vlores qytetit bregdetar qe hap dyert ne 5 muaj te vitit per qindra mijera turiste.

Ne kete qytet i cili gjate viteve te fundit eshte kthyer ne nje zone qe zgjon interesa per investime te ndryshme private dhe publike, zoti Rama perkrah kryetarit te bashkise se Vlores, leshoi dy premtime qe i vijne ne ndihme resurseve ekonomike dhe sociale te Vlores.

“Kemi dy projekte te medha, nisjen e ndertimit te nje porti evropian dhe nisjen e punes per nje universitet te mirefillte me standarte te larta”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se, foli serish rreth zhvillimit te diferencuar te vendit dhe aplikimit nga ana e qeverise te standartit te dy Shqiperive me shpejtesi te ndryshme.

Shefi i socialisteve shigjetoi ashper deklaratat e qeverise mbi sukeseset per rritjen e pagave dhe pensioneve, te cilat sic tha ai nuk justifikojne rritjen e cmimeve.

Ne Vlore kryetari i opozites Edi Rama dhe se qeveria socialiste pas zgjedhjeve 28 qershorit do te qeverise duke u konsultuar me qytetaret.

“Shqiperia nuk mund te ndryshoje duke u qeverisur nga kutia e Televizionit. Shqiperia nuk mund te ndryshoje duke mbetur ne duart e pak njerezve”, u shpreh Rama.

Top Channel