
Lidhur me mospelqimin e Tiranes per emerimin e Odri Glover si shefe e misionit te Organizates per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut, ODIHR ne Shqiperi, zedhenesi i organizates Jens-Hagen Eschenbaecher konfirmoi ne nje interviste per BBC, se “qeveria shqiptare e ka kundershtuar kete emerim”.
Zoti Eschenbaecher tha se arsyeja e kundershtimit eshte se zojna Glover ka qene kryetare e ODIHR-it gjate vezhgimit te zgjedhjeve shume te kritikuara te vitit 1996.
Misioni i cilesoi ato zgjedhje si jo te lira dhe te drejta dhe denoncoi ato qe ai tha se ishin manipulime te bera nga autoritetet. “Ky nuk eshte hapi i duhur”, tha zedhenesi i ODIHR-it.
“Qeverite nuk kane rol ne emerimin dhe perzgjedhjen e kryetareve te misioneve vezhguese te ODIHR-it. Kjo eshte vetem pergjegjesi e organizates”, tha ai.
Zyrtari i tha BBC se OSBE-ja nuk do ta ndryshoje kreun e misionit vezhgues ne Shqiperi, pasi zonja Glover ka kualifikimin e duhur per te kryer kete pune.
Top Channel