
Duke komentuar edhe konfliktin me te fundit te qeverise me kreun e vezhguesve te OSBE-ODIHR , Ilir Meta i kerkoi kryeministrit te heqe dore nga ajo qe e quajti nje tjeter tentative per te manipuluar zgjedhjet e 28 qershorit.
“Ky eshte nje kunderargument i Berishes. Nuk e ka patur fajin zonja Audrey Glover, nese ne 1996 ka qene ne ekipin e ODIHR. Pergjegjesia ne ate kohe ka qene e presidentit Sali Berisha. Ne kemi nevoje qe ne krye te ODIHR te jene persona te pergjegjshem dhe te provuar per integritetin e tyre”, u shpreh Meta.
Pas publikimit te fakteve te reja perfshire edhe tabulatet e telefonit te dy te pandehurve per Gerdecin, Mediu e Delijorgji me djalin e kryeministrit, Ilir Meta ka theksuar se opozita duhet te ishte bashkuar me heret ne qendrimin ngulmues per largimin e kryeministrit Berisha, si pergjegjes kryesor sipas tij ne kete ngjarje.
“Ne rast se opozita do te ishte e bashkuar ne nje qendrim te qarte, pas tragjedise se Gerdecit, Berisha nuk do te ishte sot kryeminister dhe drejtesia do te ishte e lire te hetonte mbi kete tragjedi”, u shpreh Meta.
Top Channel