Brukseli-Tiranes: Lereni ODIHR-in

12/05/2009 19:25

Komisioni Europian deklaron se nuk eshte Shqiperia ajo qe vendos per kreun e misionit qe do te vezhgoje zgjedhjet e qershorit.

Zedhenesja e komisionerit europian per Zgjerimin, Kristina Nagy, i beri thirrje autoriteteve shqiptare qe te plotesojne angazhimet e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme, kusht ky thelbesor per afrimin e metejshem te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

“Se pari, e drejta e ODIHR per te zgjedhur, i pavarur nga cdo nderhyrje, kandidatin me te mire per kreun e misionin te vezhgimit eshte nje parim thelbesor. Se dyti, Audrey Glover eshte emeruar tashme si shefe e misionit vezhgues te ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi dhe ky eshte nje vendim qe i takon solemnisht ODIHR dhe ne mbeshtesim plotesisht parimin e mos nderhyrjes nga vendet pritese ne lidhje me keto emerime”, ka pohuar Nagy.

Ajo i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe te angazhohet qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te zhvillohen sipas standarteve te kerkuara nga Brukseli.

“Deshiroj gjithashtu te theksoj se Komisioni Europian pret qe Shqiperia te respektoje angazhimet e saj per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne perputhje me standartet e njohura nderkombetare. Ne perfundim, mbarevajtja e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi eshte nje element kyc per progresin e Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar Nagy.

Shqetesimi i Bashkimit Europian mbi perpjekjet e qeverise shqiptare per te ndryshuar kreun e misionit vezhgues ODIHR ne Shqiperi u shpreh ne forme jozyrtare nje dite me pare nga Keshilli Europian, menjehere pas mbledhjes se perfaqesuesve te posacem te vendeve anetare qe mbulojne ceshtjet per Ballkanin.

Diplomatet europiane theksuan se argumenti kundershtues i autoriteteve shqiptare per faktin se ambasadorja britanike Audrey Glover nuk ka vezhguar sic duhet zgjedhjet e vitit 96,  ndjell sinjale jo fort te mira edhe per zgjedhjet parlamentare te qershorit.

Top Channel