Nje tjeter akt dhune eshte shenuar gjate nates ne kryeqytetin grek. Nje bombe ka shperthyer perpara selise se nje banke ne periferi te Athines. Ka informacione per deme materiale, por fatmiresisht asnje person nuk eshte plagosur.

Atentati ishte njoftuar me pare me nje telefonate ne nje gazete, por askush nuk ka marre pergjegjesine per sulmin. Ky eshte sulmi i radhes ne Greqi. Vetem dy nete me pare forcat policore greke u konfrontuan me grupe anarkistesh, te cilet tentuan te pengonin nje tubim te rreth 300 te rinjve ultranacionaliste, qe protestuan kunder emigranteve te huaj.

Policia perdori bombat me gaz lotesjelles ndaj bombave molotov dhe gureve qe hodhen anarkistet greke.

Top Channel