Vetem dy dite mbas tragjedise se ndodhur ne nje shkolle profesionale ne Athine, ku nje student hapi zjarr duke plagosur kater vete,midis tyre nje emigrant shqiptar dhe duke u vetevrare,nje lajm tjeter rrenqethes ka tronditur opininin grek.

Mengjesin e se henes,policia greke njoftoi se ka shmangur kater vetevrasje te personave te cilet kane shfaqur deshiren per kryerjen e aktit fatal nepermjet internetit.Sipas Drejtorise se Krimit Elektronik te Athines,kohet e fundit agjentet e kesaj force,kane zbuluar disa persona te cilet ne chat dhe facebook,kane deklaruar se jane gati t’i japin fund jetes se tyre.Menjehere u vu ne levizje gjithe mekanizmi i kesaj drejtori, per gjetjen e gjurmeve elektronike te personave.

Fale teknologjise moderne qe kjo drejtori ka u be e mundur gjetja dhe parandalimi i vetevrasjeve.Tre prej personave kishin shprehur deshiren qe t’i japin fund jetes brenda pak ditesh ne lidhje on-line,madje kishin pergatitur edhe metoden me te cilen do t’i jepnin fund jetes.

Aktet do te kryeshin ne on-line dhe do te shiheshin nepermjet internetit ne te gjithe boten,ndersa personi i katert ishte ne kerkim te metodes qe do ta shpetonte prej halleve te kesaj bote,sic kishte shkruar ne chat vete protagonisti,nje i ri 15 vjec.

Prej hetimeve u zbulua se dy prej personave jane femije te mitur,13 dhe 15 vjec qe jetojne ne Selanik.Te pyetur prej agjenteve,ata thane se deshironin t’i jepnin fund jetes se tyre,pasi ishin te deshperuar prej problemeve familjare qe ata kishin,ndersa dy personat e tjere ishin dy te rinj 20 dhe 23 vjec.

Hetuesit e policise mbeten te shokuar kur degjuan prej dy te rinjve se do te kryenin aktin fatal ne lidhje on-line ne  internet.Ata kishin marre kete vendim si pasoje e papunesise dhe problemeve ekonomike qe cdo dite u shtohen si pasoje e krizes ekonomike qe ka pllakosur vendin.

Menjehere mbas publikimit te rastit,te katert te rinjte jane derguar ne qendra per mbeshtejte psikologjike,ndersa shoqata bamirese kane marre persiper t’i ndihmojne.Lajmi krijoi edhe ballafaqim politik midis qeverrise dhe opozites,e cila ka kerkuar qe te shtohen fondet per ndihme sociale per shtresat ne nevoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA