Kryetari i PSD-se, Agim Ceku e ka quajtur nje tendence te gabuar te qeverise se Serbise kerkesen e saj per arrestimin e tij nga INTERPOL-i ne Kolumbi.

“Ky veprim ishte nje tendence e gabuar e qeverise serbe, per te prishur imazhin e popullit te Kosoves para perfaqesuesve boterore”, ka deklaruar Ceku ne nje konference per shtyp te mbajtur sot.

Ish-kryeministri i Kosoves ka theksuar se qeveria kolumbiane nuk perfilli fare kerkesen e Serbise per ta ekstraduar ate ne kete vend, por sipas tij meqenese Serbia eshte anetare e INTERPOL-it, autoriteteve u eshte dashur qe ta respektojne kete vendim.

Ne baze te ketij vendimi Cekut i ndalohet te shkele ne territorin kolumbian per 10 vjet, por pritet qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA