Me rastin e Dites se Evropes, partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka shprehur sot gatishmerine e saj per te kontribuar ne proceset integruese te Kosoves.

“AAK eshte e gatshme te kontribuoje per kete proces, duke vendosur ne binaret e duhur projektin e integrimit te vendit ne BE dhe duke sjelle nje qeverisje te mire dhe efikase”, eshte shprehur AAK permes nje komunikate per shtyp.

Partia e Ramush Haradinaj edhe kete here nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverise Thaci, e cila sipas saj nuk eshte e afte te zgjidhe problemet e Kosoves.

“Niveli i larte i korrupsionit, problemet serioze ne segmentet e sundimit te ligjit dhe mungesa e vizionit per zhvillimin ekonomik jane tregues negative te Kosoves perballe proceseve integruese”, ka deklaruar AAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA