Thaci: Gjendja ne Kosove, e qete dhe e qendrueshme
08/05/2009 12:55
Kosova nis hartimin e Strategjise Kombetare te Sigurise. Kryeministri Thaci theksoi gjate takimit te keshillit te sigurise, se gjendja ne vend eshte e qete dhe e qendrueshme, pavaresisht protestave ne veri te Mitrovices.
Kreu i qeverise vleresoi menyren e reagimit te EULEX-it ndaj banoreve serbe, qe kane kundershtuar ndertimin e shtepive shqiptare ne lagjen Kroi i Vitakut.
Gjendja ne Mitrovice eshte cilesuar si nen kontroll dhe nuk ka pjesetare te policise qe kane pesuar demtime serioze. Thaci ka kerkuar vigjilence te larte ne ruajtjen e objekteve te institucioneve shteterore te Republikes se Kosoves, duke kujtuar alarmin per bombe ne ndertesat qeveritare.
Top Channel