Talasemiket, frike nga gjaku i pakontrolluar

08/05/2009 16:10

Femijet talasemike kane nevoje jetesore transfuzionin e gjakut.

Por frika nga mungesa e kontrollit te plote, ben qe prinderit te perjetojne ankth cdo here qe femijet e tyre detyrohen te paraqiten ne spital per te marre gjak.
 
Kreu i shoqates se Talasemikeve ka kerkuar forcimin e laboratoreve, nisjen e importit te gjakut per grupe te caktuara si dhe pajisjen e spitaleve me mjek profesionist.

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka deklaruar se javen e pare te qershorit ne Vlore do te perurohet nje qender e re, ku femijet talasemike mund te marrin gjithe mjekimin e kerkuar.

“Brenda javes se pare te qershorit ne Vlore do te kete nje qender e transfuzionit te gjakut, e cila do te rrise standartet  dhe do te jete shume moderne, per t’i ardhur ne ndihme kesaj shtrese”, u shpreh Godo.

Ky aktivitet eshte pershendetur edhe nga zonja Liri Berisha, e cila permes fondacionit te saj, ka ndihmuar shume femije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA