Pas polemikave te shumta te krijuara ne Shkup per ndertimin e nje kishe ortodokse mbi themelet e shtepise se humanistes Nene Tereza, tani ka dale nje kerkese per ndertimin e nje xhamie ne sheshin e kryeqytetit maqedonas.
Kerkesa eshte bere nga nje keshill koordinues dhe i eshte derguar kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe zevendeskryeministrit Abdilaqim Ademi.
“Ju drejtohemi juve me lutjen per miratimin e nje vendimi qe do te lejoje fillimin e ndertimeve per xhamine ne sheshin e Shkupit”, thuhet ne kerkesen e keshillit koordinues.
Ky grup ka shpallur tashme konkursin per projekt-idene per ndertimin e objektit te kultit, qe planifikohet te ngrihet ne themelet e nje xhamije te shkaterruar gjate Luftes se Dyte Boterore.
Keshilli koordinues ka theksuar ne kerkesen e tij se ndertimi i kesaj xhamije do te ndikoje pozitivisht ne krijimin e nje klime multietnike ne Maqedoni.
Top Channel