Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, forumi me i larte ne harkun kohor mes dy kongreseve, miratoi disa vendime te rendesishme qe percaktojne te gjitha elementet dhe detajet politike ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Anetaret e ketij forumi miratuan parimet mbi te cilat do te mbeshtetet procesi i perzgjedhjes se kandidateve per deputet. Ata do te propozohen nga anetaresia e partise, ne cdo qark duke perfshire delegatet e kongresit si dhe anetaret e dy forumeve drejtuese ne qarqe, Asamblese dhe Kryesise por do te terhiqet edhe mendimi i shoqerise civile e formatuar ne bordet keshillimore te qytetareve me te cilet kryetari Rama zhvilloi nje tur te posacem debati ne te gjithe vendin pak kohe me pare.
Keto konsultime ne kete faze do te zhvillohen nen drejtimin e te deleguarit te kryesise qendrore dhe ne fund kryetari ngarkohet te finalizoje perzgjedhjen me drejtuesit te strukturave te partise dhe shoqerine civile.
Kjo ka qene nje ceshtje qe ka marre shume debat ne opinionin publik per shkak te faktit, se sa i zgjeruar do te ishte rrethi i njerezve perzgjedhes, por ne fakt PS-se ka ruajtur pak a shume te njejten procedure perzgjedhje si me pare.
Asambleja Kombetare miratoi dhe kriteret per perzgjedhjen e kandidateve, nje projektvendim per aleancat me forcat e tjera politike per zgjedhjet e pergjithshme, si dhe mandatoi kryetarin e partise per nenshkrimin e marreveshjeve zgjedhore me subjektet politike.
Anetaret e Asamblese Kombetare te PS-se miratuan edhe programin elektoral, qe perfshin drejtimet kryesore te programit qeverises te PS-se, te mbeshtetur ne 7 pika.
PS, ka caktuar ne kete takim te rendesishem politik ne prag te zgjedhjeve edhe te deleguarit e kryesise ne 12 qarqe te vendit qe do te drejtojne procedurat e perzgjedhjes se kandidateve dhe njekohesisht dhe do te mbikeqyrin pergatitjen e strukturave baze per zgjedhjet e 28 qershorit.
Me heret ne fillim te mbledhjes kryetari Rama nenvizoi domosdoshmerine per te cuar mesazhin e ndryshimit dhe te shpreses ne cdo shtepi dhe per te perthyer ate ne vote per socialistet.
“Theksojme shume qarte dallimin e madh, mes nesh, mes alternatives sone dhe kundershtarit tone te paafte dhe te papergjegjshem te zhytur ne nje batak te korrupsionit”, u shpreh Rama.
Zoti Rama preku dhe ceshtjen e kartave te identitetit dhe u beri thirrje qytetareve pa pasaporte te aplikojne sa me pare dha tha se qeveria nuk po garanton te drejten e votes se cdo qytetari.
Top Channel