Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka zyrtarizuar koalicionin para dhe paszgjedhor me 5 forca te tjera politike.
Aleanca Socialiste per Integrim do te perbehet nga LSI, PSV 91, Partia e Gjelbert, Partia e Emigranteve, Levizja per Lirite dhe te Drejtat e Njeriut dhe Partise se Komunitetit Rom dhe Egjyptian Toleranca e Re.
Kreu i LSI, Ilir Meta theksoi se ky koalicion perfshin brenda tij vlerat e domosdoshme qe kerkohen per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
“Nuk ka asgje te keqe qe Berisha nisi aplikimin per qellime elektorale. Kjo do te ishte shume pak per vlerat qe ne po mbrojme”, u shpreh Meta.
Sipas aleatit me te afert Petro Koci te PSV 91, dalja e se majtes me dy koalicione do te ndikoje ne fitoren e sigurt te saj ne zgjedhjet e 28 qershorit
“Perfaqesimi me dy koalicionie te majta eshte nje zgjedhje shume e mencur dhe fituese. Dua te garantoj se Aleanca do te jete fituese dhe do te fitoje vlera te verteta programore dhe qeverisese. Do te jemi partnered e politikes se premtimit te mbajtur”, u shpreh Koci.
Aleanca Socialiste per Integrim eshte nje koalicion i perbere nga forca te reja politike tha lideri i saj, Ilir Meta, te cilat kane lindur si pasoje e domosdoshmerise per te kundershtuar politiken e vjeter, qe sipas tij kerkon te sundoje shqiptaret dhe jo t’i drejtoje ata ne Bashkimin Europian.
Top Channel