Kouchner shpetoi Cekun nga ekstradimi ne Serbi
08/05/2009 16:55
Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner shpetoi ish-kryeministrin e Kosoves Agim Ceku nga arrestimi ne Kolumbi dhe nga ekstradimi i tij prej vendit latin ne Serbi.
Lajmin e bejne te ditur mediat serbe, sipas te cilave shefi i diplomacise franceze ka luajtur nje rol thelbesor ne shmangien e dorezimit te Cekut tek autoritetet serbe.
Sipas burimeve, Kouchner ka folur ne telefon me autoritetet kolumbiane dhe u ka kerkuar atyre qe Cekun ta dergojne ne Paris. Me pas, nga kryeqyteti francez Ceku ka fluturuar per ne Zagreb, prej nga eshte kthyer ne Prishtine.
Ceku ndodhej ne Kartagjene te Kolumbise per te marre pjese ne nje konference mbi carmatimin dhe riintegrimin e ushtarakeve.
Top Channel