Droga, PD: Denojme maksimalisht diplomatin

08/05/2009 17:55

Zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli ka reaguar ndaj akuzave qe PS beri sot ndaj Ministrise se Jashtme, lidhur me arrestimin me droge te diplomatit shqiptar ne Maqedoni.

Mehilli ka theksuar se PD denon maksimalisht veprimin e diplomatit shqiptar, por kerkon ndeshkim edhe per ata autore trafiqesh qe sipas saj sot fshihen pas imunitetit.

“PD denon me ashpersine me te madhe aktin e diplomatit tone ne Shkup dhe kerkon qe ai te marre denimin maksimal. Por po ashtu kerkon qe te njejtin denim te marrin edhe ata qe jane marre me trafik prostitucioni dhe qe sot fshihen pas imunitetit, si Brace dhe Balla”, ka deklaruar Mehilli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA