Borxhet e qeverise, opozita kunder

08/05/2009 16:00

Socialistet kane braktisur Komisionin e Ekonomise, i cili ka kaluar me procedura te pershpejtuara 6 marreveshje borxhi, qe qeveria shqiptare do marre ne tregun e huaj.

“Te gjitha ligjet kane shkuar me date 6 ne qeveri dhe ne date 7 ne parlament. Keto jane marreveshje borxhi dhe po merrni 500 milione dollare hua duke shkelur ligjin”, u shpreh anetari socialist ne komision, Erjon Brace.

Kreu i komisionit, Edmond Spaho theksoi se e gjithe puna eshte brenda procedurave.

Ne ligjin e buxhetit te shtetit, parlamenti ka autorizuar qeverine qe per gjithe vitin 2009, borxhi te jete jo me shume se 410 milion dollare per te qendruar brenda deficitit prej 4.1 per qind.

“Vetem sot po marrim 496 milione dollare hua dhe kjo shume i tejkalon limitet”, u shpreh Brace.

Ndersa Spaho theksoi se kredite jane te parashikuara ne buxhet.

Pike tjeter e nxehte e debatit lidhej me interesat e kredive, sidomos asaj tregtare prej 250 milione euro, qe qeveria mori pak dite me pare.

“Po miratojme ketu me vote nje kredi, interesi i se ciles arrin ne 15 per qind. Qytetaret duhet ta dine se behet fjale per nje borxh”, theksoi Brace.

Menjehere ka reaguar kryetari Spaho, i cili sqaroi se per shkak te permbytjes se kapitaleve, situates se krijuar, qeveria negocioi me nje numer bankash dhe arriti te marre kredi ne nje kohe shume te veshtire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA