Ekzekutohet deputeti socialist, Fatmir Xhindi

03/05/2009 03:00

Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, u ekzekutua ne afersi te baneses se tij rreth ores 21:15 minuta te se shtunes, ne momentin qe do te hynte ne banesen e tij ne qytezen e Roskovecit ne Fier.(UPDATE)

Edhe pse familjaret e tij e kane derguar menjehere drejt spitalit deputetin, ai nuk ka mundur dot te mbijetoje si pasoje e plageve te renda te marra ne trup.

Deputeti socialist eshte qelluar me arme kallashnikov nga nje afersi prej pak metrash, nga te pakten dy persona qe ishin duke e pritur ate duke njohur edhe levizjet e tij. Ai eshte qelluar pas shpine me disa plumba. Policia u njoh me vrasjen vetem nga ana e familjareve te viktimes dhe me pas ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

Edhe pas deshmive te para te marra, nga policia, vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, mbetet ende pa nje motiv se per cfare u krye, ndersa rrethanat dhe menyra se si ndodhi perkon me nje vrasje me paramendim, pasi vrasesit jo vetem qe kishin kohe qe e prisnin deputetin Xhindi, por zgjodhen edhe momentin me te pershtatshem per ta kryer kete vrasje.

Ata kane levizur ne qytet pa u pare nga askush per shkak se pjesa me e madhe e banoreve te Roskovecit, ose kane qene ne banesen e tyre ose ne bare dhe lokale per te ndjekur ndeshjen Real Madrid-Barcelona.

Kjo nuk eshte e para vrasje e kryer me paramendim pikerisht ne momentet e ndeshjeve qe paraqesin interes per publikun, dhe eshte kohe e pershtatshme per te mos u vene re dhe per te levizur me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Hetimi per vrasjen e deputetit Xhindi do te ndiqet nga nje grup i Prokuroreve te Krimeve te Renda. Ketij grupi i eshte bashkuar per te ndihmuar ne hetime edhe nje pjese e drejtuesve kryesore te Policise se Shtetit te drejtuar nga Ahmet Prenci i cili ne nje prononcim per Top Channel tha se po punohet per gjetjen e autoreve po nuk dha ndonje informacion per dyshimet e ngritura nga policia.

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka dhene gatishmeri per gjithe efektivat e tij, ku eshte i perfshire i gjithe vendi.

Postbolloqet kryesore jane ngritur pothuajse ne te gjitha rruget hyrese dhe dalese te Roskovecit por edhe ne qytetet fqinje, Berat dhe Fier.

Top Channel