Pika kufitare e Muriqanit, ende pa inspektor sanitar

02/05/2009 08:40

Megjithese kane kaluar tri dite nga urdhri i Ministrise se Shendetesise qe ne pikat e kalimit kufitar te jene prezente inspektoret sanitare, Muriqani vazhdon te jete i pakontrolluar nga inspektoret e shendetesise.

Punen e inspektoreve te shendetesise vazhdojne ta bejne punonjesit e policise, te cilet shohin cdo person qe hyn ne kufi nese ka simptoma te gripit, si dhe pyesin cdo turist per vendin nga vjen.

Ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit gjate nje dite, hyjne rreth 3 mije persona. Punonjesit e policise kufitare shprehen se ne kete pike kalimi mungojne inspektoret e shendetesise, por deri tani nuk eshte hasur ndonje rast i dyshimte.

Ndersa ne piken e kalimit ne Han te Hotit, inspektoret e shendetesise dhe ushqimit jane prezente gjate 24 oreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA