Meta: Nuk do lejojme qe prodhimet te kalben
26/04/2009 21:15
Kreu i LSI-se, Ilir Meta ishte per nje tur takimesh ne Plase te Korces dhe ne Rremenjas te Progradecit.
Ne Plase, zoti Meta vizitoi magazinat e nje fermeri, ku gruri po kalbej ne magazine, ne mungese te tregut per shitje.
Ne takim me banoret, Meta i garantoi se LSI-ja ka nje plan per nxjerrjen e bujqesise nga kriza.
“Kjo eshte nje situate e patolerueshme ku shteti dhe qeveria kane nje pergjegjesi shume te madhe prandaj eshte e nevojshme qe me 28 qershor te zgjedhim nje qeveri tjeter”, eshte shprehur Meta.
Top Channel