
Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi tha ne nje takim partiak, se koalicioni i majte do te jete fitues ne zgjedhjet e 28 qershorit, me apo pa LSI-ne.
Arsyeja sipas tij, eshte jo vetem keqqeverisja e PD-se ne keto 4 vjet por edhe imazhi i koalicionit te djathte. “Marreveshjet qe ka lidhur Berisha jane me Xhuvelin, Ceken dhe ministrin e Gerdecit”, u shpreh Gjinushi. Nderkohe, kryetari i PDS-se, Paskal Milo, ne nje nga forumet e partise se tij, tha se ne kete fushate e majta duhet te perballet dhe te nenvizoje me force premtimet e pambajtura te maxhorances.
Turi i levizjes G99 “Rok dhe Politike” ka vijuar ne qytetin e Beratit. Drejtuesi i kesaj levizje Erjon Veliaj i ka bere thirrje te rinjve te pajisen me karta, pasi vetem keshtu behen pjese e ndryshimit me 28 qershor. “Te rinjte mund te tregojne qe jane te suksesshem”, tha Veliaj, duke u ndalur edhe te vota e emigranteve.
Top Channel