
Pas shume perpjekjesh personat qe nuk degjojne do te kene statusin e tyre, i cili parashikohet ne nje projektligj i sapo hartuar nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale.
Ndonese kategori te tjera te aftesise se kufizuar kane perfituar pagesa apo kujdestari, 3000 persona qe nuk degjojne sipas projektligjit do te perfitojne sherbime nga shteti
“Duhet bere me shume per zhvillimin e kesaj kategorie qe nuk degjon. Arsimimi duhet te jete prioritet, pasi keta njerez nuk shkollohen me shume se shkolla 9-vjecare”, tregon Eduart Ajazi, i Shoqates se Njerezve qe nuk Degjojne.
Personave qe nuk degjojne nuk u krijohen kushte per pune pasi ata duhet te shoqerohen nga persona te tjere qe te dije te komunikoje me ta me ane te shenjave.
Per here te pare ka nisur nje trainim per 15 persona, nderkohe qe me pare kjo eshte mundesuar vetem nepermjet shoqatave te ndryshme.
Top Channel