Meta: Lista e ilaceve nuk eshte e plote

25/04/2009 20:00

Kryetari LSI-se Ilir Meta, vizitoi nje nga farmacite ne kryeqytet i shoqeruar nga nje grup qytetaresh te moshes se trete.

Ai shprehu shqetesim se lista e medikamenteve qe rimburosohen nuk eshte e plote dhe se nuk ploteson nevojat reale per medikamente.

“Do punojme per zgjerimin e listes se medikamenteve qe te vijne ne vendin tone. Ka shume pengesa burokratike qe shume ilace te mos vijne ne Shqiperi”, theksoi Meta ne fjalen e tij para te moshuarve.

Ky takim i kreut te LSI-se zhvillohet ne kuader te fushates para-elektorale qe partia e tij ka ndemarre ne disa zona te kryeqytetit dhe vendit.

Top Channel