
Rreth 40 punonjes policie jane liruar nga detyra dhe kane dale ne reforme per shkak se nuk kane kaluar provimin e fundit te shkolles se policise.
Ata kane mbetur te shtangur nga ky vendim i Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, pasi me pare u ishte deklaruar qe kishin te drejte te perseritnin provimin, deri ne vitin 2011. Vec kesaj, ata kane shprehur habi edhe per disa punonjes policie, te cilet, ashtu si ata nuk e kishin kaluar provimin dhe megjithate jane ende ne marredhenie pune.
Qe pas ndryshimit te sistemit te shkollimit per t’u pranuar ne polici, te gjitha uniformat blu, qe nuk kane kryer studimet per Akademine e Rendit, u detyruan ta ndjekin kete kurs dhe ne fund te japin nje provim.
Sipas nje grafike te percaktuar, ata do i nenshtroheshin nje kursi trajnues te ndare ne kater faza dhe ne fund te çdo faze do te realizonin nje test ne lidhje me njohurite qe kishin nxene. Nese ata mblidhnin 70 pike nga 100 te mundshme, mund te kalonin ne fazen tjeter, e keshtu me radhe, derisa te permbyllnin gjithe ciklin e programuar ne bashkepunim edhe me programin amerikan.
Top Channel