Berisha: Sarkozi mbeshteti reformat e Shqiperise

25/04/2009 19:20

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka folur ne nje konference shtypi per viziten zyrtare ne France dhe arritjet e takimeve zyrtare me presidentin Nikolas Sarkozi dhe ministrin e Jashtem, Bernard Kushner.

“Ne kete vizite, Sarkozi me rezervoi nje pritje shume te ngrohte dhe shume miqesore. Diskutuam sebashku mbi projektet e Shqiperise per integrimin ne BE dhe reformat e thella te ndermarra nga Shqiperia per te merituar procesin e integrimit ne BE. Diskutuam gjeresisht mbi bashkepunimin bilateral para se gjithash ne fushen ekonomike por edhe ne ate kulturore pasi dihet qe Shqiperia ka nje vokacion te qarte frankofonik”, theksoi Berisha.

Ne vijim, ai foli per ftesen zyrtare qe i beri presidentit Sarkozi per te vizituar Tiranen brenda nje kohe te shkurter. “Ishte nje rast i vecante per mua, per t’i shprehur presidentit Sarkozi dhe vendit te tij, mirenjohjen me te thelle per mbeshtetjen qe i dhane Shqiperise per anetaresimin ne NATO. Sarkozi pasi me uroi per anetaresimin ne NATO, pati vleresimin se shihte nje arritje e vertete historike per Shiperine. Presidenti do me garantonte mua se, Franca dhe ai personalisht mbeshtesin plotesisht Shqiperine ne rrugen e inegrimit per ne BE. Do mbeshtesin aplikimin e Shqiperise per statusin e kandidatit”, shtoi shefi i qeverise.

Ne vijim te fjales, Berisha foli edhe per takimin me Kushner, duke pohuar se kryediplomati francez vleresoi reformat e bera ne vendin tone dhe u diskutua per projektet e integrimit te Shqiperise ne BE, levizjen e lire te shqiptareve dhe inkurajimin e biznesmeneve franceze per te investuar ne Shqiperi. Kryeministri sulmoi edhe kundershtarin e tij politik Edi Rama, duke prekur ceshtjen e lejeve te dhena nga bashkia. “Ai eshte ne menyre konstante ne krize. Edi Rama eshte non stop ne krize. Nje njeri normal nuk mund te bente kurre ate qe beri duke dhene 19 leje nga 28 gjithsej”, shtoi Berisha.

Top Channel