
Kryeministri Berisha i eshte drejtuar nje zone periferike ne kryeqytet, Kasharit, per te shprehur edhe njehere prioritetet e qeverise qe drejton per arsimin.
Qe sot Kashari, do te kete dy godina te reja arsimore, te ciklit 9-vjecar dhe te mesem, per 1700 nxenesit e kesaj komune, nje investim prej 24 .5 million leke nga buxheti i shtetit.
Ne ceremonine e inaugurimit, shefi i qeverise shqiptare, tha se ne kete mandat qeverises jane rindertuar 1012 godina arsimore ne te gjithe vendin dhe premtoi se ne mandatin e dyte te gjithe femijet do te mesojne ne ambiente te reja arsimore.
Kryeministri Berisha perballe mbeshtetesve te perkrahesve ne Kashar ne nje takim masiv, leshoi nje premtim te rendesishem per banoret e kesaj zone.
“Kashari do te shpallet bashki, sepse ka biznese, dy shkolla dhe i ploteson te gjitha kushtet per te qene i tille”, u shpreh Berisha.
Gjate inaugurimit te godines se re te arsimit te mesem ne Kashar kryeministri bashkebisedoi me nxenes dhe mesues te kesaj shkolle lidhur me kerkesat e tyre ndaj arsimit dhe premtoi se biznesit do t’i krijohen e gjithe lehtesirat qe te behet pjese e investimeve ne arsim.
Zoti Berisha nenvizoi se prioritet i qeverise se tij do te jete rritja e numrit te nxenesve dhe studenteve, si dhe cilesia e mesimdhenies.
Top Channel