
Nje grua maqedonase ka helmuar te shoqin, e ka copetuar dhe me pas ia ka hedhur trupin ne koshin e plehrave.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin Stip ne verilindje te vendit tre vjet me pare, por 40-vjecarja vetem tani e ka pranuar krimin. Gruaja ka treguar se per te kryer krimin e ka ndihmuar edhe i biri i mitur. Viktima Branko Trenev, 49 vjec u vra, pasi e shoqja nuk e duronte me dhunen dhe keqtrajtimin.
Copet e trupit ishin paketuar neper qese dhe per 40 dite me radhe gruaja ia jepte te birit, qe i hidhte ne kosha ne lagje te ndryshme te qytetit. Per te justifikuar mungesen e te shoqit, gruaja kishte thene se ai kishte shkuar te punonte ne Itali.
Po me ndihmen e te birit fale nje numri italian, ajo u dergonte sms ne emer te te shoqit te afermve te tij. Pas analizave te ADN-se, qe iu kryen mbetjeve te gjetura, u zbulua se behej fjale per trupin e 49-vjecarit.
Top Channel