Veterineri, zanati ne zhdukje?

24/04/2009 23:20

Kur ishte i vogel, Emiliano thote se ndeshkohej nga prinderit vetem pse rrinte me tere qente dhe macet e lagjes. Dashuria per kafshet po i shperblehet, sepse ne korrik ai do te diplomohet per veterinari.

Por, a ka pune per veterineret e rinj si ai?

“Me thene te drejten eshte pak e veshtire, por sot ka nje mentalitet qe po ndryshon gjithmone e me shume, pasi mjeku veteriner nuk merret vetem me shendetin e kafsheve, por ka si objektiv te vet kryesor edhe shendetin e konsumatorit”, eshte shprehur Emiliano Shabani, student ne mjekesi veterinare.

Mes produkteve bujqesore, prodhimet blegtorale zene vendin e pare.

Kurse vendi numeron rreth 400 mije ferma blegtorale.

Specialistet kane dale nga Universiteti Bujqesor prane kryeqytetit, nje shkolle me reputacion nderkombetar, qe mbetet e vetmja e ketij lloji ne trevat mbareshqiptare.

Te diplomuarit e saj e kane shetitur dikur Shqiperine me pellembe, e ndonje madje, eshte ulur edhe ne postet me te larta te shtetit.

Dhimiter Rrapti eshte nje ish-student qe sot drejton fakultetin e veterinarise, ku diplomohen cdo vit rreth 70 te rinj si Emiliano.

Kete vit, nepermjet nje partneriteti publik-privat, me ndihmen edhe te ambasades italiane, u be i mundur nje trajnim per menaxhim veterinar.

Dekani e cileson kete rast unikal.

“Kete radhe, duke qene edhe nje menaxher i mire, veterineri nderhyn edhe ne te gjithe hallkat e pjeseve teknologjike, duke filluar me rritjen e kafsheve, ne kalimin e tyre ne produkte me origjine shtazore dhe se fundi ne ate qe eshte kontrolli publik veteriner, qe keto produkte te vene te konsumatori sa me fresketa dhe sa me te sigurta”, tha Rrapti.

Kjo behet me e kuptueshme, po te kihet parasysh se rreth 75% e ushqimeve jane me orgjine shtazore, kurse 85% e semundjeve infektive qe prekin njerezit, vijne nga kafshet.

Dita e shperndarjes se deshmive i ngjan nje takimi brezash.

Dora e vjeter e veterinarise, qe me kohen u shnderruan gati-gati ne nje vellazeri, dhe studentet.

10 me te mireve prej atyre qe ndoqen kursin, do t’u mundesohet nje intership ne ferma italiane.

Mes emocioneve, Emiliano u shpall studenti me i mire i trajnimit.

Nderkohe jashte priste “porketa e Cezarit”, per nje feste te vogel. Ku sigurisht, si mes veterineresh, askush nuk do te rrezikonte gje, prej mishit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA