Stokholm, te dielen zhvillohet “Beteja e trurit”

24/04/2009 20:15

Diten e diele, ne Stokholm te Suedise do zhvillohet konkursi me 100 “Bill Gates” nga e gjithe bota. Finalja e ICPC-se, gara nderkombetare per programimin, e njohur si “Beteja e Trurit” do nxjerre edhe gjeniun e botes per kete vit.

Nje sfide e vertete ku shume finaliste vijne nga India, Rusia dhe Kina. Ne testin final do kryhen simulime kodesh ne rreth 5 ore kohe. “Do projektohet nje skyline i nje qyteti kerkimi”, shpjegon zedhenesi i kompanise IBM, Mark Guan. Gjate edicioneve te shkuara, jane dhene edhe teste qe i afroheshin me shume natyres se hakerave, si psh; hyrja ne nje sistem te mbrojtur nga pasword-e te kodifikuar.

Cmimi i pare vlen 10 mije dollare dhe do t’i jepet studentit te me zgjuar te olimpiades. Ky kompeticion nuk synon vetem te vleresoje gjenialitetin e programuesve te vecante. “Kjo do ndihmoje studentet te forcojne mendimin kritik dhe kapacitetin e bashkepunimit”, thekson Guan.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA