Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka prezantuar programin qeverises ne Selenice te Ersekes, duke u fokusuar tek bujqesia, si nje sektor qe do te pesoje sipas tij nje reforme te thelle per t’i dhene zonave rurale nje zhvillim edhe me te madh.
Rama tha se bujqesia do te kete nje rol prioritar ne programin e ri te socialisteve dhe sqaroi edhe domosdoshmerine e ngritjes se nje dikasteri te vecante per fshatin.
“Ne do ta zgjerojme horizontin e vemendjes ndaj fshatit dhe do ta trajtojme ate ne menyre te posacme duke ngritur Ministrine e Zhvillimit Rural, qe do trajtoje ceshtjen e mireqenies se fshatit si nje hallke e pazevendesueshme per krijimin e mireqenies sone”, ka deklaruar Rama.
Kreu i Partise Socialiste u ndal tek ato qe i quajti premtime te pambajtura te qeverise per fshatin, te cilave duke i shtuar edhe mungesen e vemendjes e investimeve, i kane kthyer zonat rurale sipas Rames ne ishuj te harruar plotesisht nga pushtetaret.
“Ka qene nje premtim i ketij kryeministri, qe ka vertet kurajon e nje genjeshtari te pasherueshem, qe vazhdon t’i premtoje fshatit, pasi ka shkelur premtimin per naften. Ndersa une flas me plote gojen, pas konsultimeve me fshataret dhe specialistet, se nafta per prodhimin ne fshat do te jete pa akcize”, ka theksuar Rama.
Duke sqaruar pikat e programit te ri te PS per bujqesine, Rama theksoi se cdo biznes i ri agrar do te jete i perjashtuar nga tatim-fitimi per 3 vitet e para, duke bere keshtu sipas tij te mundur hapjen e sa me shume bizneseve te reja ne fshat, duke i sjelle atij me shume zhvillim dhe mireqenie.
Top Channel