Kryeministri Sali Berisha ka marre ne Paris mbeshtetjen e presidentit francez Nicolas Sarkozy per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. (UPDATE)
Gjate takimit ne pallatin Elize, presidenti Sarkozy i tha kryeministrit Berisha se, Shqiperia ne menyre te qarte do te jete anetare e Bashkimit Europian dhe se procesi i integrimit nuk ka rruge mbrapa.
Sarkozy dhe Berisha kane diskutuar edhe per aplikimin e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat, ku presidenti francez ka siguruar kryeministrin per perkrahjen e Frances ne ndermarrjen e ketij hapi qe afron Shqiperine me Bashkimin Europian, edhe pse sic eshte shprehur ai situata brenda vendeve anetare nuk eshte e thjeshte.
Gjate takimit me presidentin Sarkozy, i cili ka vleresuar si te merituar cdo arritje te Shqiperise, kryeministri Berisha ka siguruar se procesi i reformave ne vend eshte i pakthyeshem dhe se prova e pare qe do te jape Shqiperia si vend i denje anetar i NATO-s do te jene zgjedhjet e qershorit.
“Sarkozi me garantoi mua mbeshtetjen e tij personale dhe te qeverise se tij. Mbeshtetje ne rrugen e integrimit ne BE dhe zhvillimin e metejshem te vendit. Diskutuam per integrimin e Shqiperise ne BE dhe vecanerisht aplikimin per statusin e kandidatit”, ka deklaruar Berisha pas takimit.
Kryeministri Berisha e cilesoi takimin me presidentin Sarkozy si nje hap te rendesishem historik mes dy vendeve dhe se presidenti francez e ka siguruar per nje vizite te afert ne Tirane, cka do te ishte edhe vizita e pare e nje presidenti francez ne Shqiperi.
Me heret kryeministri Berisha u takua me ministrin e Jashtem francez Bernard Kouchner, sipas te cilit me reformat e shpejta dhe efikase, si dhe me arritjet impresionuese ne luften kunder krimit, qeveria po ecen e vendosur dhe me merite drejt integrimit europian. Shefi i diplomacise franceze i konfirmoi kryeministrit mbeshtetjen e Frances per liberalizimin e vizave.
Gjate qendrimit ne Paris, kryeministri Berisha eshte takuar edhe me nje grup biznesmenesh, te cilet kane konfirmuar nje vizite ne Tirane me synimin per te investuar ne Shqiperi, vend qe sic thane ata tani njihet nga klasifikimi i FMN si i vetmi vend i Europes lindore qe kete vit do te kete rritje ekonomike.
Top Channel