Te dhenat me te fundit zyrtare nga Ministria e Financave per te ardhurat buxhetore konfirmojne ngadalesimin e aktivitetit ekonomik te vendit.
Sipas te dhenave ne tre muajt e pare, te ardhurat tatimore jane rreth 45 milione dollare me pak se plani.
Renia me e forte vjen pikerisht nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar, qe eshte dhe taksa e cila tregon ecurine e konsumit ne ekonomi. Per tre muajt e pare, te ardhurat nga TVSH-se, rezultojne rreth 22 milione dollare me pak se plani, ndersa ato nga akciza rreth 18 milione dollare me pak.
I vetmi ze i te ardhurave buxhetore me tejkalim mbi 10 milion dollare eshte ai i tatimit mbi te ardhurat personale, i cili u mbahet individeve nga pagat.
Por edhe pse ne kahun e te ardhurave buxheti po behet me i veshtire per t’u financuar, kjo nuk e ka penguar qeverine te jete agresive me shpenzimet.
Sipas pasqyres, per disa zera, shpenzimet ne tre mujorin e pare jane ndjeshem me te larta nga plani. Tejkalimet me te medha jane tek zeri i investimeve publike. Per periudhen janar-mars, qeveria ka investuar rreth 20 milione dollare me shume nga sa ishte planifikuar ne buxhet.
Ndaj kjo situate, ku nga njera ane te ardhurat jane me tendence te qarte renese dhe nga ana tjeter shpenzimet mbeten te larta, ngre nje tjeter pikepyetje, ate qe ka te beje me stabilitetin e financave publike.
Ky eshte sot edhe shqetesimi me i madh i Fondit Monetar, por edhe Bankes se Shqiperise, qe ne me shume se nje rast i kane kerkuar qeverise rishikimin e shpenzimeve me tendence uljen e tyre per te mos rrezikuar stabilitetin financiar te vendit.
Top Channel